Bota

Vendimi i qeverisë së Kosovës, Vuçiç: Prishtina po përgatit sulm për serbët në veri

Duke folur pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Vuçiç tha se fakti që qeveria e Kosovës caktoi një afat deri më 31 shtator për të zëvendësuar targat serbe, do të thotë se pikërisht atëherë është planifikuar sulmi.

29 Qershor 2022, 21:04 Nga I.A
Vendimi i qeverisë së Kosovës, Vuçiç: Prishtina po
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vendimin që qeveria e Kosovës ndërmorri për targat serbe. N1info shkruan se sipas Vuçiç, autoritetet në Prishtinë po planifikojnë një sulm në veriun e Kosovës, në të cilin jetojnë dhe serbë.

Duke folur pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Vuçiç tha se fakti që qeveria e Kosovës caktoi një afat deri më 31 shtator për të zëvendësuar targat serbe, do të thotë se pikërisht atëherë është planifikuar sulmi. Vuçiç shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por disa njerëz nuk janë të gatshëm edhe pse kanë pasur mbështetjen e fuqive perëndimore.

“Ata kishin mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Kuintit. Kanë marrë dy vendime: një për refuzimin e të drejtës së hyrjes me letërnjoftime personale ku vendosin letrat për të lejuar hyrjen. Vendimi i dytë ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës, krijimin e një stuhie të re (operacioni ushtarak kroat kundër zonave të kontrolluara nga serbët në luftën e viteve 1990) ku ata duan të bindin serbët në harkun kohor të dy muajve që të regjistrohen me targa shqiptare RKS. Ata ndoshta do të shpërndajnë fletëpalosje, pamflete, ju e dini se si ishte në Luftën e Dytë Botërore për të bindur serbët dhe nëse nuk i bindin ata do t'u marrin targat dhe automjetet. Ata nuk janë të interesuar se sa serb do të mbijetojnë”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe. Megjithatë, Vuçiç shtoi se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës prezantoi sot vendimin me masa reciproke për serbët që hyjnë në Kosovë, sipas të cilave atyre u jepen dokumente të përkohshme identifikimi në të njëjtën mënyrë si qytetarët e Kosovës që marrin letra të përkohshme kur kalojnë në Serbi.

aleksandar vuçiç reciprociteti per targat

Sondazh

Poll