Bota

Sulmi i xhihadistëve që la 130 të vdekur në Paris, dënohen 20 të akuzuarit, 6 burgime të përjetshme

Vendimet e shumëpritura mbulojnë më shumë se nëntë muaj seanca dëgjimore dhe një hetim gjashtë-vjeçar, në shumë vende, gjetjet e të cilit shkojnë në më shumë se një milion faqe.

29 Qershor 2022, 21:20 Nga I.A
Sulmi i xhihadistëve që la 130 të vdekur në Paris,
Salah Abdeslam

FRANCË- Gjyqtarët kanë dhënë vendimet të mërkurën për 20 burra të akuzuar për sulmet e Parisit të nëntorit 2015 që lanë 130 të vdekur, duke përfunduar gjyqin më të madh në historinë moderne franceze. Vendimet e shumëpritura mbulojnë më shumë se nëntë muaj seanca dëgjimore dhe një hetim gjashtë-vjeçar, në shumë vende, gjetjet e të cilit shkojnë në më shumë se një milion faqe.

Nga 20 burrat në gjyq, gjashtë, përfshirë pesë zyrtarë të lartë të grupit militant Shteti Islamik, janë gjykuar në mungesë të tyre pasi supozohet se kanë vdekur gjatë sulmit. Ndër të pandehurit e tjerë janë Mohamed Abrini, i cili pranoi përfshirjen në sulmet e Parisit, por mohoi se drejtonte operacionin, dhe Mohamed Amri, i cili pranoi se kishte marrë Salah Abdeslamin me makinë në Paris nga Belgjika, por mohoi një lidhje me terrorizmin. Hamza Attou akuzohet se ka larguar të dyshuarin kryesor - por gjithashtu ka mohuar lidhjen me terrorin, dhe Yassine Atar, i cili akuzohet se mban çelësat e një shtëpie të sigurt, por këmbëngul se ai ishte i pafajshëm.

Dënimet që u dhanë:

Mohamed Abrini: burgim i përjetshëm me minimum 22 vjet pas hekurave.

Mohamed Bakkali, Osama Krayem dhe Sofien Ayari: 30 vjet burg, me të paktën dy të tretat pas hekurave

Ali El Haddad Asufi: 10 vjet burg, me të paktën dy të tretat

Yassine Atar: 8 vjet burg me të paktën dy të tretat

Muhamed Usman dhe Adel Haddadi: 18 vjet burg me të paktën dy të tretat

Fabien Clain, Jean-Michel Clain, Ahmad Alkhald, Obeida Aref Dibo dhe Usama Attar (të gjithë supozohen të vdekur): burgim të përjetshëm pa lirim me kusht

Ahmed Dahmani: 30 vjet burg, me të paktën dy të tretat pas hekurave

Ali Oulkadi: 5 vjet burg

Farid Kharkhach: 2 vjet burg

Hamza Attou: 4 vjet burg

Abdellah Chouaa: 4 vjet burg

Mohammed Amir: 8 vjet burg

Çfarë ndodhi në Paris?

Skuadra prej 10 vetash e xhihadistëve të armatosur rëndë fillimisht shënjestroi stadiumin Stade de France, më pas sulmoi kafe-taracat dhe restorantet në rrethin qendror të 10-të dhe 11-të përpara se të shpërthente në sallën e mbushur plot të koncerteve Bataclan. Nëntë nga sulmuesit ose hodhën në erë veten ose u qëlluan për vdekje. Salah Abdeslam hodhi rripin e tij me bombë dhe iku në Belgjikë. Ai u kap muaj më vonë pas një shkëmbimi zjarri në zonën Molenbeek të Brukselit.

salah abdeslam sulmet ne paris

Sondazh

Poll