Bota

Miliarderi britanik viziton aeroportin e dëmtuar në Kiev: Duhet ta rindërtojmë

Zyrtari shtoi se Branson po fliste vazhdimisht në mbështetje të Ukrainës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

29 Qershor 2022, 19:12 Nga I.A
Miliarderi britanik viziton aeroportin e dëmtuar në Kiev: Duhet ta
Richard Branson

UKRAINË- Miliarderi britanik Richard Branson është fotografuar gjatë një vizite në Ukrainë. BBC shkruan se themeluesi i Virgin Galactic ka vizituar Aeroportin Antonov afër Kievit, sipas kreut të administratës ushtarake lokale në Facebook.

Zona ishte e pushtuar nga forcat ruse më herët gjatë luftës dhe aeroporti u dëmtua rëndë gjatë luftimeve intensive. Branson ishte i interesuar për rindërtimin e objektit, tha Taras Dumenko. Zyrtari shtoi se Branson po fliste vazhdimisht në mbështetje të Ukrainës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

virgin galactic richard branson taras dumenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll