Bota

Adoleshentja britanike: Më përdhunoi në Majorka aktori dhe muzikanti i famshëm vietnamez

Mirror shkruan se 17-vjeçarja i tha policisë se u sulmua në një hotel në Andratx, në jug-perëndim të ishullit, pasi takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.

29 Qershor 2022, 18:05 Nga I.A
Adoleshentja britanike: Më përdhunoi në Majorka aktori dhe
Majorka

SPANJË- Një adoleshente britanike dyshohet se është përdhunuar në ishullin e festave të Majorkës nga dy burra të përshkruar si një aktor dhe muzikant i famshëm vietnamez. Mirror shkruan se 17-vjeçarja i tha policisë se u sulmua në një hotel në Andratx, në jug-perëndim të ishullit, pasi takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.

Tezja e vajzës mësohet se ka lajmëruar policinë pasi është kontaktuar nga i afërmi i saj. Adoleshentja u tha oficerëve se burrat, të moshës 37 dhe 42 vjeç, i kishin bërë dush pas përdhunimit të supozuar për të eliminuar provat që mund t'i inkriminonin ata.

Ai i ka përshkruar ata si një aktor dhe muzikant me një karrierë të gjatë profesionale në vendin e Azisë Juglindore. Ata u arrestuan në hotelin e paidentifikuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, dhe tani janë liruar me kusht, por u është ndaluar të largohen nga Spanja në pritje të një hetimi penal në vazhdim, pasi u paraqitën para një gjyqtari hetues në një seancë gjyqësore të mbyllur.

majorka perdhunim ne majorka

Sondazh

Poll