Bota

Policia belge bastis laboratorin e drogës pranë bazës që ruan arsenalin bërthamor amerikan

TheNationalNews shkruan se një deklaratë e zyrës së prokurorit tha se laboratori sekret ishte gjetur brenda perimetrit të bazës Kleine Brogel në provincën belge të Limburgut.

29 Qershor 2022, 17:44 Nga I.A
Policia belge bastis laboratorin e drogës pranë bazës që
Foto nga operacioni

BELGJIKË- Policia belge ka bastisur një laborator ilegal që prodhonte drogën ekstazi jashtë një baze ajrore të NATO-s ku ruhet një pjesë e arsenalit bërthamor amerikan në Evropë. TheNationalNews shkruan se një deklaratë e zyrës së prokurorit tha se laboratori sekret ishte gjetur brenda perimetrit të bazës Kleine Brogel në provincën belge të Limburgut.

Por Ministria belge e Mbrojtjes sqaroi më vonë se bastisja kishte ndodhur në ish-tokë ushtarake, pranë bazës. Baza e Kleine Brogel në Belgjikën verilindore është më e njohur për stokun e supozuar të armëve bërthamore amerikane.

Prokurorët thanë se policia lokale kishte zbuluar laboratorin e drogës më 22 qershor dhe se ai ishte çmontuar nga oficerë të specializuar federalë. Laboratori u zbulua se prodhonte MDMA , një drogë sintetike rekreative e njohur zakonisht si ekstazi.

Baza ajrore Kleine Brogel është shpesh një objektiv i protestuesve belgë kundër bërthamës dhe NATO-s. Shtrihet në një zonë rurale midis qytetit port të Antwerpen dhe kufirit me qendrën industriale të Gjermanisë.

nato droge prane bazes se nato-s kleine brogel

Sondazh

Poll