Bota

Biden: Angazhimi i SHBA-së ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut mbetet 'i palëkundur'

Presidenti amerikan, homologu i tij koreano-jugor Yoon Suk-geol dhe kryeministri japonez Fumio Kishida patën atë që ata e quajtën një takim "historik" në ambjentet e samitit të NATO-s në Madrid.

29 Qershor 2022, 17:57 Nga d.a.
Biden: Angazhimi i SHBA-së ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden nënvizoi angazhimin e palëkundur të Uashingtonit për mbrojtjen e Japonisë dhe Koresë së Jugut në një takim me liderët e të dy vendeve sot, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, homologu i tij koreano-jugor Yoon Suk-geol dhe kryeministri japonez Fumio Kishida patën atë që ata e quajtën një takim "historik" në ambjentet e samitit të NATO-s në Madrid.

Dy vendet aziatike u ftuan për herë të parë në një samit të NATO-s. Ata u zotuan të "forcojnë bashkëpunimin e tyre" me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për të trajtuar kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut me armët e saj të paligjshme të shkatërrimit në masë dhe programet e raketave balistike.

joe biden samiti i nato-s yoon suk-geol fumio kishida

Sondazh

Poll