Bota

Norvegjia: Grupi pro-rus qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive norvegjeze

Në një deklaratë, autoriteti tha se sulmet kibernetike kishin bërë që uebfaqe të rëndësishme dhe shërbime online të jenë të paarritshme.

29 Qershor 2022, 17:15 Nga I.A
Norvegjia: Grupi pro-rus qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj kompanive
Sulm kibernetik

NORVEGJI- Një grup kriminal pro-rus është përgjegjës për sulmet kibernetike kundër disa kompanive të mëdha norvegjeze. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Autoriteti i Sigurisë Kombëtare të Norvegjisë. Në një deklaratë, autoriteti tha se sulmet kibernetike kishin bërë që uebfaqe të rëndësishme dhe shërbime online të jenë të paarritshme.

"Sulmet kanë për qëllim një numër kompanish të mëdha norvegjeze që ofrojnë shërbime të rëndësishme për popullatën. Ne kemi parë sulme të ngjashme në vende të tjera kohët e fundit, por asnjë prej tyre nuk ka pasur pasoja të qëndrueshme. Megjithatë, sulmet do të krijojnë pasiguri në popullatë dhe do të japin përshtypjen se ne jemi një peng në situatën aktuale politike në Evropë”, tha drejtoresha Sofie Nystrøm.

sofie nystrøm

Sondazh

Poll