Bota

Sekuestrohet 2.3 ton ‘drogë xhihadi’, ishte fshehur në bazat e militantëve të shtetit islamik

Një lloj amfetamine, e njohur ndryshe si “droga e Xhihadit” u gjet në bazat e militantëve të shtetit islamik.

29 Qershor 2022, 15:30 Nga F.M
Sekuestrohet 2.3 ton ‘drogë xhihadi’, ishte fshehur në
Siria

SIRI- Një sasi prej 2.3 ton captagoni, pjesë e familjes së amfetaminës është sekuestruar nga autoritetet siriane. Mediat shkruajnë se sasia e madhe e lëndës narkotike, një lloj amfetamine, e njohur ndryshe si “droga e Xhihadit” u gjet në bazat e militantëve të shtetit islamik.

Dy vite më parë, autoritetet italiane njoftuan se kishin kapur 14 ton me pilula amfetaminash që mbërrinin një vlerë tregu prej 1 miliardë dollarë e që vinin nga Siria.

droga e xhihadit droge ne siri

Sondazh

Poll