Aktualitet

Qëlloi Erion Hasanbellin në mes të Belgjikës, kush është Kasandër Noga, tentoi karrierë si polic

Artan Hoxha bën me dije se Noga në fakt kishte qenë pjesë për 3 vite në Akademisë së Policisë së Shtetit, por hoqi dorë nga ‘profesioni’ i tij.

28 Qershor 2022, 17:42 Nga k.m.
Qëlloi Erion Hasanbellin në mes të Belgjikës, kush
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga

TIRANË- Kasandër Noga është arrestuar në Vjenë pasi akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili ndodhet në spital. Por sot janë mësuar detaje të tjera lidhur me të shkuarën e Nogës. Gazetari Artan Hoxha bën me dije se Noga në fakt kishte qenë pjesë për 3 vite në Akademisë së Policisë së Shtetit, por hoqi dorë nga ‘profesioni’ i tij. I ftuar në “ABC”, Hoxha tha se Noga ka lidhje të jashtëzakonshme, kjo për shkak edhe pse e njeh shumë mirë terrenin e Policisë.                

“Erion Hasanbelliu ka katër predha në trup. Është ende në gjendje të rëndë. Belgët e shpallën në kërkim menjëherë Kasandër Nogën, nuk e di a ka folur Hasanbelliu për të. Por Noga ishte nisur për Shqipëri. Ai sa kishte dalë nga burgu në vendin tonë. E nxorri me kusht, Bengasi. Noga ka shumë aktivitet të larmishëm. Ai ka qenë në Akademinë e Policisë për 3 vjet. Nga 27 veta në klasë, sot 24 janë oficera policie. Ai ka lidhje të jashtëzakonshme. Jo vetëm nga bota e krimit, ai e di shumë mirë si është të jesh polic. Xhaxhallarët e  Nogës me të Hasanbellinjve kanë jetuar bashkë në një zonë, nuk është hasmëri familjare. Atë babai e ka lënë të vogël, e është rritur nga xhaxhallarët. Ai ka shkuar për Julian Çelën, ka shkuar si shok, jo si i përfshirë direkt,”-tha Artan Hoxha.

Noga u arrestua më 14 qershor, disa ditë pasi 11 qershor, Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit. 45-vjeçari është arrestuar në Donaustadt, ndërsa bashkëpunëtori i tij nuk është mësuar ende se kush është, por është shpallur në kërkim.  

45-vjeçari Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shpërdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është akuzuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropës dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë. Derisa disa ditë më parë, për hir të një hasmërie që ka 20 vjet që vijon, ai tentoi që të vriste Hasanbelliun. Sipas dëshmitarëve, ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj shënjeshtrës së tij. Prokurori në Bruksel ka bërë me dije se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba në gjithë shpinën dhe tashmë është në rrezik për jetën.

 

kasandër noga artan hoxha

Sondazh

Poll