Aktualitet

Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës tek "Vojo Kushi"

Menjëherë janë njoftuar forcat gjeniere, të cilat kanë vendosur shirit në zonë. 

28 Qershor 2022, 17:20 Nga k.m.
Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- Pako e dyshimtë tek "Vojo Kushi", dyshohet për eksploziv. Menjëherë janë njoftuar forcat gjeniere, të cilat kanë vendosur shirit në zonë. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.

shkoder deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder

Sondazh

Poll