Aktualitet

U ndanë nga grupi, bllokohen 4 turistë në Valbonë, njëri i dëmtuar në këmbë

Mësohet se të dy alpinistët janë ndarë nga grupi që i shoqëronte dhe kanë ngatërruar rrrugën.

26 Qershor 2022, 18:53 Nga I.A
U ndanë nga grupi, bllokohen 4 turistë në Valbonë,
Valbone

VALBONË- Katër turistë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Valbonë. Mësohet se të katër alpinistët janë ndarë nga grupi që i shoqëronte dhe kanë ngatërruar rrrugën.

Të katër alpinistët kanë mbetur të Bjeshka e Zharit të Gjeles, ndërkohë që njëri prej tyre është ka dëmtuar njërën këmbë. Pritet që të shkojë një helikopter për ti marrë, për shkak të terrenit që është shumë i vështirë.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, jemi njoftuar se në zonën e Valbonës, 2 shtetas (bashkëshortë / aplinistë), duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar dhe nga informacionet paraprake, njëri prej tyre është dëmtuar dhe në pamundësi për të lëvizur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar. Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë (alpinistë), të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.

bllokohet tre turiste ne valbone

Sondazh

Poll