Aktualitet

E pazakontë në Gramsh! Gruaja merret nën hetim, ka fyer me mesazhe një burrë

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh ka bërë me dije se kanë nisur hetimin për 36-vjeçaren e identifikuar me iniciale E.N.

26 Qershor 2022, 11:28 Nga k.m.
E pazakontë në Gramsh! Gruaja merret nën hetim, ka fyer me
Foto ilustruese

GRAMSH- Një 36-vjeçare në Gramsh është marrë nën hetim pasi dyshohet se ka fyer përmes mesazheve një tjetër person. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh ka bërë me dije se kanë nisur hetimin për 36-vjeçaren e identifikuar me iniciale E.N. Kjo e fundit dyshohet se ka ofenduar me mesazhe një person, por nuk dihet as shkaku dhe as çfarë i ka shkuajtur.

"Një 36-vjeçare në Gramsh është marrë nën hetim pasi dyshohet se ka fyer përmes mesazheve një burrë. Policia njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për E. N., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi dyshohet se ka fyer, përmes mesazheve telefonike, shtetasin I. Xh. Mbi gruan rëndon vepra penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera,"-shkruan ajo ndër të tjera.

policia e shtetit gramsh

Sondazh

Poll