Aktualitet

Flakët përfshinë pallatin në 'Astir'/ Zjarrfikësi hero: Si shpëtova dy vajzat e vogla nga kati i 7-të mes tymit

Ai tregon se ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla 3 dhe 6 vjeç të familjes Nanaj.

25 Qershor 2022, 23:25 Nga F.M
Flakët përfshinë pallatin në 'Astir'/
Shkëlzen Lamuça

TIRANË- Shkëlzen Lamuça është një prej zjarrfikësve që evakuuan banorët në pallatin 9-katësh që u përfshi nga flakët në Astir pak ditë më parë. Në një prononcim për Syri TV, Lamuça ka rrëfyer momentet e ngjarjes dhe se si mbërriti deri në katin e shtatë, ku jetonte famillja Nanaj e shpëtoi dy vajzat e vogla. Ai tregon se ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla 3 dhe 6 vjeç të familjes Nanaj.

"Dje ishte emocion i paparë që s'e kisha parë ndër vite, falenderimi i dy vajzave ishte gjëja më e çmuar e dy vajzave ishte gjëja më e çmuar për mua në gjithë këto vite punë. Ndjehem krenar, si unë dhe kolegët e mi që kemi marrë pjesë në atë aksion. Aksioni ishte i vështirë për arsye të tymit. Ishte goxha e vështirë. U ndamë në grupe, një pjesë e grupit operacional në shuarjen e zjarrit dhe në evakuimin e vajzave. Unë si drejtues automjeti i autoshkallës mora pjesë në evakuimin e vajzave dhe me shumë sukses realizuam evakuimin e dy vajzave të vogla. Falenderojmë dhe banorët që na kanë ndihmuar,”- thotë ai.

Pallati në Astir u përfshi nga flakët një javë më parë. Gjithçka nisi nga garazhi ku u dogj një makinë. Për pasojë u dogjën katër mjete dhe tetë persona përfunduan në spital.

zjarr ne astir shkelzen lamuca

Sondazh

Poll