Aktualitet

Fshehu kokainën në vezë, arrestohet shqiptari në Itali

Pas kontrollit, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në total 60 gramë.

25 Qershor 2022, 22:37 Nga F.M
Fshehu kokainën në vezë, arrestohet shqiptari në Itali
Karabinieret

ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u arrestua nga policia e komandës së stacionit Marsciano.

I riu është pikasur në një makinë në zonën e Spinës, teksa po kryente manovra të dyshimta dhe është ndaluar nga efektivët.

Pas kontrollit, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në total 60 gramë. I riu shqiptar kishte në xhep edhe 400 euro që iu sekuestruan pasi sipas policisë i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

shqiptaret ne itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll