Aktualitet

Të përfshirë në trafik droge, tre shqiptarët përleshen në Venezia, njëri arratiset e hidhet në kanal

Ai është hedhur në një kanal, por është ndjekur nga bashkëkombasit e tij, të cilët e kanë dhunuar.

25 Qershor 2022, 22:31 Nga DOSJA
Të përfshirë në trafik droge, tre shqiptarët
Venezia, vendi ku u përleshën shqiptarët

ITALI- Tre shqiptarë, të përfshirë në trafikun e drogës janë përleshur me thika mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Venezia në mes të ditës, në Rio Marin rreth orës 12:30. Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë kanë sulmuar tjetrin. Ky i fundit ka arritur që tu shpëtojë dy shqiptarëve të tjerë nga duart dhe është arratisur.

Ai është hedhur në një kanal, por është ndjekur nga bashkëkombasit e tij, të cilët e kanë dhunuar. Shqiptari i dhunuar është shtruar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy autorët ia kanë mbathur. Ende nuk dihet se për çfarë ka nisur sherri mes shqiptarëve dhe nuk janë zbardhur identitetet e të përfshirëve në konflikt.

itali shqiptaret ne itali venezia

Sondazh

Poll