Bota

Kryebashkiaku i Mykolaivit thirrje qytetarëve ukrainas: Largohuni nga qyteti nëse doni të qëndroni gjallë

Oleksandr Sienkevych tha se ka bombardime masive të qytetit dhe kushdo që dëshiron të qëndrojë gjallë duhet të largohet pa vonesë të mëtejshme.

24 Qershor 2022, 21:29 Nga k.m.

 

 

Kryebashkiaku i Mykolaivit thirrje qytetarëve ukrainas: Largohuni nga
Foto ilustruese

 

KIEV- Oleksandr Sienkevych, kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, u ka thënë banorëve të qytetit që të vrapojnë për të shpëtuar jetën. Sienkevych tha se ka bombardime masive të qytetit dhe kushdo që dëshiron të qëndrojë gjallë duhet të largohet pa vonesë të mëtejshme.

“I sugjeroj të gjithëve që duan të qëndrojnë gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në Mykolaiv City tani,"-tha kryebashkiaku të premten, sipas CNN.

Rrugët e evakuimit nga Mykolaiv çojnë në Odessa, Kryvyi Rih dhe kryeqytetin e Kievit. Kryebashkiaku tha se situata në qytet është “përgjithësisht shumë e keqe”, duke shtuar se qyteti bombardohet çdo ditë. Sipas tij, tashmë janë vrarë 111 persona dhe janë plagosur 502 persona, mes tyre gjashtë fëmijë.

oleksandr sienkevych

Sondazh

Poll