Art&Argëtim

“Mendojnë se ne ua futëm”/ Free Mc flasin për largimin e dikurshëm të anëtarit të grupit

Ata thanë se iniciatori për këtë grup ishte Genti, i cili tashmë nuk është më pjesë e grupit dhe gjatë kalimit të kohës ky grup u shpërbë nga pak pasi një pjesë e tyre emigruan jashtë.

24 Qershor 2022, 22:12 Nga k.m.
“Mendojnë se ne ua futëm”/ Free Mc flasin për
Free Mc

TIRANË- Anëtarët e grupit Free Mc kanë zbuluat detaje lidhur me fillimet e tyre në muzikë. Këtë të premte pjesë e emisionit “Më lër të flas”, djemtë ku kanë treguar rreth fillesave se si u formula grupi dhe vazhdimësisë.

Ata thanë se iniciatori për këtë grup ishte Genti, i cili tashmë nuk është më pjesë e grupit dhe gjatë kalimit të kohës ky grup u shpërbë nga pak pasi një pjesë e tyre emigruan jashtë. Free Mc shpjeguan se marrëdhëniet mes anëtarëve fillestarë janë akoma shumë të mira.

PJESË NGA BISEDA: 

Donald Veshaj: Do donim ta dënim se si nisi?

Free Mc: Ishim ne vëllezërit dhe ca shokë të tjerë.

Donald Veshaj: Përse janë larguar anëtarët e tjerë? Ishin tradhëtarë?

Free Mc: Jo jo. Grupi ishte i vështirë të mbahet. Dikush u largua, dikush iku në Angli. Mbase ne mendojmë se na tradhëtuan, mbase ata e mendojnë se i tradhëtuam ne. Por ne të paktën mendojmë se janë ndarë gjërat korrekte dhe kemi marrëdhënie të mira. Iniciatori për gjithë këtë, ishte një djalë që nuk është këtu me ne.

free mc

Sondazh

Poll