Politike

VD-Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se ka qenë gjithë kohën në krye të protestave.

24 Qershor 2022, 15:34 Nga k.m.
VD-Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku konfirmoi se do të jetë në shesh pasten e 7 korrikut në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër rritjes së çmimeve. Në një konferencë për shtyp, Tabaku tha se ka qenë gjithë kohën në krye të protestave. Duke konfirmuar kështu edhe prezencën e saj në tubimin e organizuar nga kryedemokrati. 

"Unë të bërin opozitë e kam këtu e 8 vite dhe kam qenë për qytetarët në çdo kauzë. Kam qenë në ballë të çdo opozite të qeverisë,"-tha Jorida Tabaku. 

Tabaku, është pjesë e grupit që nuk i është bashkuar Komisionit të Rithemelimit të kryedemokratit Berisha. Bashkë me të, janë edhe Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe të tjerë. 

jorida tabaku

Sondazh

Poll