Politike

Votimi i Kuvendit bullgar, Meta: Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike

Kreu i shtetit shprehet i lumtur për këtë lajm që sipas tij ishte i shumëpritur. 

24 Qershor 2022, 14:10 Nga A.B
Votimi i Kuvendit bullgar, Meta: Më në fund erdhi lajmi i
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi bullgari miratoi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për heqjen e vetos për negociatat për Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit shprehet i lumtur për këtë lajm që sipas tij ishte i shumëpritur. 

POSTIMI I METËS:

Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.

Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut

ilir meta kuvendi i bullgarise

Sondazh

Poll