Aktualitet

Kalonin në kufi mallra kontrabandë, gjykata lë në burg policët dhe doganierët e Qafë-Thanës

Dy policët dhe dy doganierët u arrestuan në Qafë Thanë pak ditë më parë.

24 Qershor 2022, 13:55 Nga A.B
Kalonin në kufi mallra kontrabandë, gjykata lë në burg
Qafe Thane

TIRANË- Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi janë lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata. Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit.

Dy policët dhe dy doganierët u arrestuan në Qafë Thanë pak ditë më parë.

Policët e Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, kanë favorizuar 3 tregtarët në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit. Policia ka sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës.

mallra kontrabande qafe thane

Sondazh

Poll