Aktualitet

EMRI/ U kap duke transportuar 22 kg kokainë 'MILOTI' në Itali, dënohet me 7 vjet shqiptari

Ai u vu në pranga pasi policia kreu një kontroll rutinë ndaj tij në rrugë.

23 Qershor 2022, 22:52 Nga I.A
EMRI/ U kap duke transportuar 22 kg kokainë 'MILOTI' në
Kokaina

ITALI- Një shqiptar 48 vjeçar, i cili u arrestua vitin e kaluar nga policia italiane me një sasi të konsiderueshme kokaine me vlerë rreth 1 milion euro është dënuar me 7 vjet. cuneodice shkruan se Marin Dajani pasi doli para gjykatës italiane, u dënua me 7 vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë.

Ai u vu në pranga pasi policia kreu një kontroll rutinë ndaj tij në rrugë. Gjatë verifikimit të automjetit policët kanë hequr dy pllaka metalike nga sediljet e përparme të makinës së shqiptarit, ku gjetën 22 kg e gjysmë kokainë.

marin dajani

Sondazh

Poll