Bota

Pas një dekade marrëdhëniesh të tensionuara, Turqia dhe Izraeli po punojnë për të kthyer ambasadorët

Të dy vendet po kërkojnë t'i japin fund një dekade marrëdhëniesh të tensionuara. Ata i dëbuan ambasadorët nga njëri-tjetri në vitin 2018 dhe shpesh shkëmbyen zjarr me rastin e konfliktit izraelito-palestinez.

23 Qershor 2022, 17:14 Nga d.a.
Pas një dekade marrëdhëniesh të tensionuara, Turqia dhe
Lapid dhe Çavusoglu

IZRAEL- Turqia dhe Izraeli kanë filluar të punojnë për të rivendosur përfaqësimin e ndërsjellë diplomatik në nivel ambasadori, njoftoi të enjten ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu.

Të dy vendet po kërkojnë t'i japin fund një dekade marrëdhëniesh të tensionuara. Ata i dëbuan ambasadorët nga njëri-tjetri në vitin 2018 dhe shpesh shkëmbyen zjarr me rastin e konfliktit izraelito-palestinez.

Çavousoglu i bëri komentet gjatë një takimi me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, i cili po viziton Ankaranë të enjten, mes shqetësimeve të fundit të shprehura nga Izraeli se qytetarët e tij mund të jenë në shënjestër të agjentëve iranianë në Turqi.

Çavousoglu tha se ishte në kontakt të ngushtë me Lapid për këtë çështje. Nga ana e tij, ministri izraelit falënderoi Turqinë për ndihmën për të parandaluar një plan iranian kundër izraelitëve në Stamboll. Ai madje shtoi se kjo përpjekje vazhdon.

Izraeli ka lëshuar një direktivë udhëtimi duke paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi për shkak të rrezikut për t'u vrarë ose rrëmbyer nga iranianët. Teherani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare për të cilin fajësohen shërbimet sekrete izraelite.

yair lapid mevlüt çavuşoglu tensionet turqi-izrael

Sondazh

Poll