Bota

Vijon dhe sot greva në Maqedoninë e Veriut, 21 karrige vendosen para Qeverisë

Ministrat nuk dolën, kështu që lideri i LSM-së Darko Dimovski i thirri përmes megafonit që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme për të punësuarit në sektorin publik.

23 Qershor 2022, 16:39 Nga d.a.

MAQEDONIA E VERIUT- Sindikalistët vendosën 21 ulëse para godinës së qeverisë. Po aq ministra ka në qeveri. Sindikatat në mënyrë simbolike i ftuan funksionarët që të largohen nga ambientet me ajër të kondicionuar, të ngrihen nga kolltukët prej lëkure dhe të dalin jashtë për ta dëgjuar zërin e punëtorëve, shkruan Alsat.

Ministrat nuk dolën, kështu që lideri i LSM-së Darko Dimovski i thirri përmes megafonit që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme për të punësuarit në sektorin publik.

Punëtori erdhi për atë që i takon. Nuk kemi rrugë tjetër për të mbijetuar në këtë krizë ekonomike. Nuk kemi asnjë mënyrë për t’i bërë ballë inflacionit. Merrni gjërat me seriozitet që të mos e dërgoni shtetin në kolaps. Punëtori është forca lëvizëse e këtij vendi”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Sindikalistët u ankuan për presione gjatë grevës, por siguruan se do të qëndrojnë në synimet e tyre. Disa ndërmarrje publike dhe institucione në nivel lokal si Qyteti i Shkupit tashmë kanë nënshkruar marrëveshje kolektive për rritjen e pagave të punëtorëve për 2800 denarë. Nesër protesta do të zhvendoset para Ministrisë së Financave, ku sindikata do t’i kërkojë ministrit përkatës që me rishikimin e buxhetit të sigurojë para për paga më të larta në sektorin publik. Më shumë se 120 mijë njerëz punojnë në sektorin publik. Krahas pagës më të lartë, sindikata kërkon kthimin e pagesës së K-15 në sektorin publik në shumën prej 30 deri në 100 për qind të pagës mesatare./Alsat.mk/

darko dimovski proteste ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll