Bota

Gjukanoviç pas Samitit: Përveç integrimit të Shqipërisë u fol dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në një intervistë Gjukanoviç tha se pjesa kryesore e diskutimit ishte procesi i negocimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por shumë pjesëmarrës të samitit folën për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

23 Qershor 2022, 15:32 Nga d.a.
Gjukanoviç pas Samitit: Përveç integrimit të
Von der Leyen, Gjukanovic, Michel dhe Macron

BRUKSEL- Presidenti i Malit të Z, Milo Gjukanoviç, i cili ishte pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor, konfirmoi diskutimet positive për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë Gjukanoviç tha se pjesa kryesore e diskutimit ishte procesi i negocimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por shumë pjesëmarrës të samitit folën për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Në plan të parë ishte çështja e fillimit të procesit negociator me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe bashkë me të edhe çështja e sigurimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ata folën për dhënien e statusit kandidat jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por gjatë bisedimeve u fol shumë për marrjen e statusit kandidat për Bosnje e Hercegovinën. Pra, le të shpresojmë që tonet nga ky takim të jenë mjaft frymëzuese për punën e pasdites së sotme të Këshillit Evropian”, tha ai.

 

samiti i brukselit presidenti milo gjukanovic

Sondazh

Poll