Bota

Përfundon Samiti i Brukselit për Ballkanin Perëndimor, DW: Nuk solli asnjë rezultat për rajonin

Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

23 Qershor 2022, 16:06 Nga d.a.
Përfundon Samiti i Brukselit për Ballkanin Perëndimor, DW: Nuk
Samiti i Brukselit

BRUKSEL- Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete. Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

Madje të enjten edhe konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua për shkaqe kohore. Gjatë së enjtes pasdite krerët e shteteve dhe qeverive të BE fillojnë samitin e BE, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Pritet një vendim pozitiv i samitit për të dy vendet, kurse Gjeorgjia pritet të marrë vetëm "një perspektivë europiane".

Marrë nga DW.

samiti i brukselit

Sondazh

Poll