Aktualitet

VIDEO e vrasjes së Shkëlzen Velajt, u ekzekutua pasi u ndoq në derë të shtëpisë. PAMJA e parë e autorit

Poshtë pallatit të viktimës, kur një person i veshur me të zeza, kapele dhe kapuç në kokë, shfaqet në hyrje të pallatit ku banonte viktima.

23 Qershor 2022, 17:15 Nga k.m.
VIDEO e vrasjes së Shkëlzen Velajt, u ekzekutua pasi u ndoq në
Autori i vrasjes së Shkëlzen Velajt

VLORË- Një vit nga vrasja e Shkëlzen Velajt në Vlorë, Prokuroria dhe Policia duket se janë ende shumë larg identifikimit të autorit të vrasjes. Vrasja e Velajt është kryer në 3 qershor 2021 në katin e pestë të një pallati parafabrikat, teksa i riu në momentet e fundit të jetës i kërkonte ndihmë të ëmës për t’i hapur derën e apartamentit, por duket se vrasësit e arritën më shpejt.

Sot, një video e siguruar nga Ora News prej gazetarit Elton Qyno, tregon se ndjekja e Shkëlzen Velaj, kishte filluar më parë dhe jo në orët e mbrëmjes së 3 qershorit, ku ai mbeti i vrarë. Poshtë pallatit të viktimës, kur një person i veshur me të zeza, kapele dhe kapuç në kokë, shfaqet në hyrje të pallatit ku banonte viktima.



Personi shikon terrenin rreth e qark pallatit dhe më pas largohet. Për t’u kthyer vetëm disa orë më pas për të kryer vrasjen. Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se personi në video është me precedentë penalë dhe pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, që shpesh herë bashkëpunon me një grup tjetër në Selenicë. Madje dhe se është arrestuar disa ditë më parë nga policia, pasi lëvizte me pistoletë në qytetin e Vlorës. Pas shoqërimit në Policinë e Shtetit, ai nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 qershor 2021 në qytetin, ku mbeti i vrarë Velaj.

Deri më tani, krimi dyshohet se lidhet me konfliktet pas masakrës së “Çoles” në Vlorë, ku u ekzekutuan Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Ky i fundit është vëllai i Shkëlzenit, i cili mbeti i vdekur 6 vite më pas. Një tjetër gjë që bie në sy është fakti që mënyra e vrasjes është e njëjta me atë të Jetnor Xhaferit, të cilit iu bë tentativë për ta hequr qafe në muajin maj 2020.

Edhe Xhaferaj, u ndoq me armë zjarri nga qitësit nga kati i parë deri në katin e 5, por nuk mundën ta vrasin. Megjithatë Velaj nuk ka pasur të njëjtin fat.

shkëlzen velaj vlore vrasja e shkëlzen velajt

Sondazh

Poll