Bota

Liderët e Ballkanit të Hapur në konferencë pas Samitit Të Brukselit, Kovaçevski: Shprehëm pakënaqësinë për procesin

Kovaçesvski u shpreh i zhgënjyer për moshapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke qenë se vendi i tij ka pothuaje 20 vjet që ka nisur procesin e integrimit.

23 Qershor 2022, 14:39 Nga d.a.

 

Liderët e Ballkanit të Hapur në konferencë pas Samitit
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Tre liderët e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski si dhe presidneti serb Aleksandër Vuçiç janë duke mbajtur një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kovaçesvski u shpreh i zhgënjyer për moshapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke qenë se vendi i tij ka pothuaje 20 vjet që ka nisur procesin e integrimit.

"Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të lejojë vendet e treta që të përfitojnë nga situata e krijuar"-tha Kovaçevski.

Ai shtoi se duhet të garantohet nga BE-ja se Bullgaria nuk do të shtojë kërkesa dhe pretendime të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai i përçoi një mesazh popullit maqedonas duke thënë se ata do të vijojnë të punojnë për integrimin.

dimitar kovaçevski samiti i brukselit

Sondazh

Poll