Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët anija turistike në Karaburun, 5 marinarët hidhen në det, pronari: Ishte e certifikuar (FOTO+VIDEO)

29 Korrik 2019, 06:26 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët anija turistike në Karaburun, 5 marinarët

VLORË- Një anije turistike është përshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Karaburun.

Anija turistike e linjës Vlorë-Karaburun ka marrë flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaku mendohet të jetë një shkëndijë elektrike në bord.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, brenda anijes ndodheshin 5 persona të ekuipazhit, të cilët për t’iu shmangur kësaj tragjedie, janë hedhur në det dhe fatmirësisht kanë arritur të dalin me not në breg.

Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues “Aqua Marine” është djegur pothuajse plotësisht.

Në bordin e anijes gjendeshin rreth 230 litra naftë, të cilat u dogjën totalisht gjatë procesit të flakëve.

Policia kufitare tha se u kishte ardhur në ndihmë 5 personave, të cilët ndodheshin në bordin e anijes  në momentin kur anija u përfshi nga flakët. Policia bëri me dije se anija ishte ankoruar në Karaburun për shkak të motit të keq. 

Pronari i “Aqua Marine” deklaroi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga motorët dhe se anija nuk kishte probleme teknike, pasi kishte dalë nga remonti në muajin Maj. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet karaburun shkrumbohet anija turistike shpetojne marinaret ne vlore vlore karaburun shkrumbohet anija turistike shpetojne marinaret ne vlore vlore

Sondazh

Poll