Art&Argëtim

Stafi mjekësor do të gjykohet për vdekjen e futbollitistit argjentinas

Maradona vdiq në nëntor 2020 nga një atak në zemër në Buenos Aires, në moshën 60-vjeçare

23 Qershor 2022, 14:08 Nga d.d
Stafi mjekësor do të gjykohet për vdekjen e futbollitistit
Diego Maradona

ARGJENTINA-Tetë mjekë do të dalin në gjyq të akuzuar për neglizhencë ndaj vdekjes së futbollistit argjentinas Diego Maradona.

Një gjykatës ka urdhëruar një gjyq për vrasje me faj pasi një panel mjekësor zbuloi se trajtimi i Maradonës kishte "mangësi dhe parregullsi".

Sipas BBC, Maradona vdiq në nëntor 2020 nga një atak në zemër në Buenos Aires, në moshën 60-vjeçare.

Disa ditë pas vdekjes së tij, prokurorët argjentinas nisën një hetim ndaj mjekëve dhe infermierëve të përfshirë në kujdesin e tij.

Vitin e kaluar, paneli prej 20 ekspertësh të caktuar për të ekzaminuar vdekjen e tij zbuloi se ekipi mjekësor i Maradonës veproi në një "mënyrë të papërshtatshme, të mangët dhe të pamatur".

Ai gjithashtu arriti në përfundimin se futbollisti "do të kishte pasur një shans më të mirë për të mbijetuar" me trajtim adekuat në një strukturë të përshtatshme mjekësore, sipas vendimit të gjykatës.

Mes atyre që përballen me akuzat janë neurokirurgu dhe mjeku personal i Maradonës,  Leopoldo Luque, një psikiatër dhe psikolog, dy mjekë, dy infermiere dhe shefi i tyre. Ata të gjithë kanë mohuar përgjegjësinë për vdekjen e tij.

Të tetë do të gjykohen sipas një përkufizimi ligjor të vrasjes bazuar në neglizhencën e kryer duke ditur se mund të çojë në vdekjen e një personi. Sipas kodit penal të Argjentinës, krimi mund të dënohet nga tetë deri në 25 vjet burg. Një datë për gjykimin nuk është caktuar ende.

 

diego maradona

Sondazh

Poll