Art&Argëtim

Aurela Gaçe: Është një brez që bën vetëm twerk

Sipas Aurela Gaçes artistët tashmë dinë vetëm të bëjnë “Twerk” ndërkohë ajo bën pompa që sipas saj tregojnë forcën e një femre.

23 Qershor 2022, 10:31 Nga j.c
Aurela Gaçe: Është një brez që bën vetëm
Aurela Gaçe

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe është shprehur se artistet e reja dinë vetëm të bëjnë “twerk” dhe të këndojnë playback. E ftuar në “Goca dhe Gra” ajo ka folur për jetën e saj dhe në një moment është ndalur tek performanca në skenë ku sipas saj artistët tashmë dinë vetëm të bëjnë “Twerk” ndërkohë ajo bën pompa që sipas saj tregojnë forcën e një femre.

"Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën tëerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot tëerk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, -tha këngëtarja.

Aurela gaçe është një ndër pak këngëtare në vendin tonë që performojnë live.Së fundmi ajo ishte në qendër të vëmëndjes pasi një lajmi të rremëmbi gjendjen e rëndë shëndetësore ndërkohë që çdo gje u sqarua dhe vetëm pak ditë më parë mbajti një kancert në Tiranë.

aurela gaçe

Sondazh

Poll