Art&Argëtim

“Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision”/ Anxhela Peristeri sqaron deklaratën: Marr shumë mesazhe nga grekët

Anxhela Peristeri mohoi të ketë marrë ndonjë fetsë për të përfaqësuar Greqinë në Eurovizion, po nuk kanë munguar ‘ftesat’ nga fansat e saj grekë

23 Qershor 2022, 08:14 Nga A.B
“Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision”/
Anxhela Peristeri

TIRANË- Këngëtarja Anxhela Peristeri, ka sqaruar deklaratën e dhënë pak ditë më parë se ka dëshirë që të përfaqësojë Greqinë në Eurovizion. Në intervistën e dhënë më herët këngëtarja tha se “nëse do zgjidhte do të prezantonte vetëm Greqinë në Eurovision”, megjithatë së fundmi ajo i ka cilësuar lajmet që qarkulluan pas kësaj deklarate si “të pavërteta.” Duke folur për “Abc e Pasdites”, Anxhela Peristeri mohoi të ketë marrë ndonjë fetsë për të përfaqësuar Greqinë në Eurovizion, po nuk kanë munguar ‘ftesat’ nga fansat e saj grekë

Unë nuk kam pasur kurrë një ofertë që të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion. Kam pasur shumë mesazhe nga grekët që kam në Instagram. Pas lajmit jo të vërtetë më shkruajtën ndjekës nga Greqia ‘hajde na përfaqëso’, por këto janë kërkesa fansash.”– tha këngëtarja.

anxhela peristeri

Sondazh

Poll