Art&Argëtim

Fitoi gjyqin për 'Shape of You', gjykata dëmshpërblen me 1 milion dollarë Ed Sheeran

Sheeran dhe dy bashkë-shkruesit e tij, Steve Mçutcheon dhe Johnny McDaid, ishin në betejë ligjore për vite me radhë me dy kantautorë Sami Chokri dhe Ross O'Donoghue që pretenduan se kënga ishte vjedhur.

23 Qershor 2022, 08:19 Nga j.c
Fitoi gjyqin për 'Shape of You', gjykata dëmshpërblen
Ed Sheeran

MBRETËRIA E BASHKUAR- Këngëtari britanik Ed Sheeran ka shënuar fitoren e dytë në gjyqin e tij të fundit për të drejtat e autorit. Dy muaj pasi fitoi padinë e tij të parë për plagjiaturë për këngën hit "Shape of You", Ed Sheeran është shpërblyer me më shumë se 1 milion dollarë.

Sheeran dhe dy bashkë-shkruesit e tij, Steve Mccutcheon dhe Johnny McDaid, ishin në betejë ligjore për vite me radhë me dy kantautorë Sami Chokri dhe Ross O'Donoghue që pretenduan se kënga ishte vjedhur.

Sipas BBC, një gjykatës të martën deklaroi se nuk është e drejtë që Ed Sheeran dhe dy bashkëautorët të paguanin vetë shpenzimet ligjore. Sipas tij ata meritonin në dëmshpërblim prej  1.12 milionë dollarë.

"Unë e konsideroj të përshtatshme që suksesi i paditësve të reflektohet në një urdhër që shpenzimet e tyre të paguhen nga të pandehurit, pa zbritje, përveç asaj që është bërë si pjesë e procesit të vlerësimit të detajuar," -tha gjyqtari.

Sheeran, 31 vjeç, fitoi padinë e tij në prill, me një gjykatës që vendosi se ai "as qëllimisht dhe as nënndërgjegjeshëm nuk e kopjoi" këngën "Oh Why" të dy kantautorëve. Kënga “Shape of you” u bë një ndër këngët hit të vitit 2015 ndërkohë që numëron miliona klikime në Youtube.

ed sheeran sami chokri steve mccutcheon johnny mcdaid ross o'donoghue

Sondazh

Poll