Politike

VD-'Ish-grabitësi u kërkoi ndjesë pronarëve'/ Balla: Berisha është servil, ditën e lindjes e ndryshoi, e çoi afër Enverit

Deputeti i PS-së tha se Berisha ka ndryshuar edhe datën e lindjes duke e cuar më 15 tetor afër ditëlindjes së Enver Hoxhës.

23 Qershor 2022, 13:17 Nga A.B
VD-'Ish-grabitësi u kërkoi ndjesë pronarëve'/
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se Sali Berisha u kërkoi ndjesë ditën e sotme pronarëve të banesave që vite më parë u ka grabitur pronat. Po ashtu, deputeti i PS-së tha se Berisha ka ndryshuar edhe datën e lindjes duke e cuar më 15 tetor afër ditëlindjes së Enver Hoxhës.

'Po fliste para pak minutash një grabitës pronash, ka ardhur ndihma që ky ish-grabitësi tu kërkojë ndjesë pronarëve. E ftoj atë të dalë dhe tu shpjegoj qytetarëve se si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta cuar afër shokut Enver, e ka cuar me 15 tetor që ta kishte afër 16 tetorit. Kështu janë servilat. '- tha Balla. 

taulant balla seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll