Politike

Rama kthehet në ‘idhull’ në Maqedoninë e Veriut, ndjekësit: Je politikani më popullor, ku i blen kravatat?

Në komente, ata propozojnë që të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe s’i kursejnë ofentimet ndaj Bashkimit Evropian.

23 Qershor 2022, 12:45 Nga F.M
Rama kthehet në ‘idhull’ në Maqedoninë e Veriut,
Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski

MAQEDONI E VERIUT- Është dashur vetëm një foto që kryeministri Edi Rama të kthehet në politikanin më popullor në Maqedoninë e Veriut. Këtë mëngjes nga Brukseli, Rama pozoi krah kryeministrit të RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe qytetarët kamqedona kanë nisur kompliemntet në rrjetet sociale. Në komente, ata propozojnë që të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe s’i kursejnë ofentimet ndaj Bashkimit Evropian.

Komenti 1: Në një hark kohor prej 2 ditësh, ti Edi Rama je bërë politikani më popullor në Maqedoni! Thjesht duke thënë. Vazhdoni kështu.

Komenti 2: Le të bëjmë një pistë tekno me një fjalim tuajin.

Komenti 3: Një tjetër kravatë e bukur.  ju lutem më tregoni ku i blini kravatat tuaja të bukura?

Komenti 4:Kush dëshiron të shkojë në Shqipëri është i lirë të shkojë.

Komenti 5:Ditë e re justifikim i ri

Komenti 6:Edi i thuaj Taçes qe te buzeqesh pak

Komenti 7: Ballkani i Hapur, fu*k BE

Postimi i Ramës erdhi pas kritikave të forta që kryeministri i Shqipërisë lëshoi ndaj BE-së duke i konsideruar 26 vendet anëtare si impotentë përballë perngamrrjes së Bullgarisë. Vetoja e Bullgarisë ka bllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

edi rama dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll