Politike

VD-'Administrata ka njerëz të paaftë, skiftera'/ Braçe: Fermerëve u duhet bursa që të kenë besim

Deputeti denoncoi se në administratën publike ka njerëz që janë të paaftë që nuk kanë vizion e se mendojnë se shteti është një vend që mund të fitohet

23 Qershor 2022, 12:17 Nga A.B
VD-'Administrata ka njerëz të paaftë, skiftera'/
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon që të aplikohet bursa për fermerët në mënyrë që të kenë besim për prodhimet e tyre. Nga salla e Kuvendit, deputeti denoncoi se në administratën publike ka njerëz që janë të paaftë që nuk kanë vizion e se mendojnë se shteti është një vend që mund të fitohet më shumë se në çdo vend tjetër. 

'Kur flasim për administratën publike i ndajmë punët nga nënpunës që duhet të plotësojnë politika. Me këta të 2-tët e kam unë, ka njerëz të paaftë, pa vizion, nuk e kanë idenë se cfarë është interesi publik. Priren nga interesi privat, mendojnë se shteti është diçka që fitohet më shumë se përtej rrogës. Këtu e 30 vjet kapitalizmi i ndërtuar nga këto njerëz po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Për këtë arsye kërkohet një strehë e qetë në shtet. Ligjet janë revolucionarizuar. Sot ka një databaze që zbatohet me përpikmëri por a mjafton kaq. Javën që shkoi fola për dikë që ishte shqetësuar për cmimin e grurit, një javë më pas çmimi po shkon aty ku duhet.

Ne na duhet bursa, një instrument, që njerëzit janë të bindur e kanë besim. Bujqit referuar asaj marrin frutet e saj, e nga linjat e bursës që kompensojnë fermerin në kohë krize. Ne nuk kemi kapitalizëm demokratik, doni t'jua tregoj, dje çmimi i shalqirit ishte me 10 lekë. Në datën 21, 33.3 lekë eksport. Korrupsioni i administratës publike e vuajnë fermerët, paratë e fermerëve i marrin këta që e kanë kthyer në kapitalizëm skifterësh. '- tha Braçe.

erion brace seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll