Bota

Zelenskyy: Rusia synon të 'shkatërrojë' Donbasin

Rusia e ka drejtuar një pjesë të madhe të vëmendjes së saj në Severodonetsk dhe Lysychansk, të cilat janë pikat e fundit të Ukrainës në rajonin e Luhansk

23 Qershor 2022, 13:05 Nga d.d

Zelenskyy: Rusia synon të 'shkatërrojë' Donbasin

Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Moskën se po përpiqet të "shkatërojë" rajonin e Donabasit. 

"Kishte sulme masive ajrore dhe artilerie në Donbas. Qëllimi i pushtuesit këtu është i pandryshuar, ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi," tha Zelensky

Sipas BCC, këshilltar kryesor i Zelenskyy-t, Oleksiy Arestovych, ka thënë se beteja për qytetet lindore të Severodonetsk dhe Lysychansk ka arritur një "kulm të frikshëm".

Ai shtoi se forcat ruse së shpejti mund të rrethojnë qytetet e dyzuara  dhe t'i shkëputin ato nga territori ukrainas.

"Kërcënimi i një fitoreje taktike ruse ekziston, por ata nuk e kanë bërë ende," tha Arestovych.

Rusia e ka drejtuar një pjesë të madhe të vëmendjes së saj në Severodonetsk dhe Lysychansk, të cilat janë pikat e fundit të Ukrainës në rajonin e Luhansk, dhe ditët e fundit forcat e Moskës duket se po bëjnë njëfarë përparimi në përpjekjen e tyre për të rrethuar trupat ukrainase atje.

Shumë civilë kishin filluar të ktheheshin në qytet pasi forcat ruse u shtynë përtej kufirit, por frika është rritur se Moska mund të planifikojë një sulm të ri në rajon.

 

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll