Aktualitet

Goci: Aktori i famshën italian Michele Placido do vijë të japë shfaqje te Teatri

29 Korrik 2019, 05:31 Nga DOSJA
Goci: Aktori i famshën italian Michele Placido do vijë të

Tiranë- Aktivisti dhe njëkohësisht pedagogu Ervin Goci ka paralajmëruar se në skenën e Teatrit Kombëtar do të japë shfaqje tjetër. Ai ka deklaruar se aktori i famshëm italian Michele Placido do të vijë të japë shfaqje në këtë teatër.

“Michele Placido do vijë të japë shfaqje te Teatri që do të prishë Edi Rama…”, njofton Goci.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci michele placido ngujimi tek teatri ervin goci michele placido ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll