Art&Argëtim

Raporti i Listës së Kuqe zbulon humbjen e madhe, rreth 30 mijë lloje speciesh në botë po zhduken

29 Korrik 2019, 08:19 Nga DOSJA

Sipas një raporti të ri, “Raporti i Listës së Kuqe nga Bashkimi Ndërkomëbtar për Ruajtjen e Natyrës” është zbuluar se 27% e më shumë se 105.000 specieve që organizata ka analizuar janë në rrezik zhdukjeje, gjithsej 28.338 lloje të ndryshme.

Gjithashtu është vërtetuar se asnjë lloj specie në listën e Kuqe  nuk ka treguar ndonjë shenjë përmirësimi prej përditësimit të fundit, në dhjetor të 2018.

“Gjërat nuk po përmirësohen, po përkeqësohen“, tregon Craig Hilton-Taylor, kreu i njësisë së Listës së Kuqe, IUCN.

Lista e Kuqe i vendos 105,732 lloje të bimëve dhe kafshëve që ai analizon në kategori të ndryshme: numri i llojeve që konsiderohen të kërcënuara bien në kategoritë më të rrezikuara.

Megjithatë, ekzistojnë rreth 6.435 specie të tjera që bien në kategorinë më të afërt me kategorinë e kërcënuar.

“Rrezikimi i specieve nuk është vetëm një çështje kritike për jetën e kafshëve dhe bimëve, por gjithashtu mund të ketë një ndikim të dëmshëm për njerëzit. E ardhmja e njerëzimit,  ushqimi, uji i freskët, uji i pijshëm, ajri i pastër të gjitha këto varen nga ruajtja e biodiversitetit rreth nesh,” thotë Hilton Taylor. “Ne nuk mund të lejojmë që të humbasim asnjë nga këto lloje speciesh.”

Hilton Taylor thotë se, duke u përditësuar Lista e Kuqe, shkencëtarët po gjejnë lloje speciesh që mund të hiqen nga një kategori me rrezik të lartë për shkak të përpjekjeve të ruajtjes, por këtë herë speciet kanë mbajtur statusin e tyre ose kanë lëvizur në një kategori më të lartë rreziku. Kjo duhet të tregojë se përpjekjet aktuale të ruajtjes nuk janë të mjaftueshme për të frenuar nivelin e shkatërrimit.

Në ujërat e ëmbla në Japoni dhe në Meksikë janë vendet më ët rrezikuara për zhdukjen e specieve. Edhe speciet që gjendet në thellësitë e deteve janë në rrezik për shkak të peshkimit të thellë dhe industritë e naftës dhe gazit, sipas IUCN.

Përditësimi i Listës së Kuqe vjen rreth dy muaj pasi një raport i  Platformës Ndërqeveritare e Politikës së Shkencës mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) zbuloi se 1 milion lloje të bimëve dhe kafshëve kërcënohen me zhdukjen.

Marrë dhe përshtatur nga TIME

A.C./Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete bashkimi ndërkomëbtar për ruajtjen e natyrës raporti i listës së kuqe zhduken mbi 30 mije lloje speciesh bashkimi ndërkomëbtar për ruajtjen e natyrës raporti i listës së kuqe zhduken mbi 30 mije lloje speciesh

Sondazh

Poll