Aktualitet

Kujdes në plazh! Erë e fortë dhe det i trazuar, parashikimi i motit për nesër

28 Korrik 2019, 20:51 Nga DOSJA
Kujdes në plazh! Erë e fortë dhe det i trazuar, parashikimi i

TIRANË–  Dita e sotme mbizotërohej nga moti i keq me erë të fortë, ku për pasojë u rrezikuan edhe disa pushues, ndërsa dy të tjerë humbën jetë në Durrës.

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 28 °C; në vendet e ulëta: 20 / 30 °C dhe në vendet malore: 14 / 23 °C.

Sa i përket erës, ajo do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Ky është një paralajmërim për të gjithë pushuesit pasi era e fortë mund të shkaktojë një det jo të qetë dhe që mund të shkaktojë pasojë të rëndë për të gjithë pushuesit. 

Postimi i plotë:

Për shkak të motit të keq dy pushues kanë humbur jetën sot në Durrës. Një 50-vjeçare ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Ndërsa një 33-vjeçar ka ndërruar jetë tek Gjiri i Lalëzit. Në Velipojë Policia ka arritur që të shpëtojë 15 pushues të cilët rrezikoheshin të mbyteshin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit parashikimi i motit

Sondazh

Poll