Aktualitet

Sërish përplasje?/ Artistët apelojnë për ndihmë: Të ruajmë Teatrin gjatë natës, ka prezencë të shtuar të policisë

28 Korrik 2019, 20:32 Nga DOSJA
Sërish përplasje?/ Artistët apelojnë për ndihmë:

TIRANË– S’ka qetësi tek Teatri Kombëtar! Aleanca për Mbrotjen e Teatrit i ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë. 

Në statusin e tyre në Facebook, Aleanca apelon që qytetarët të mblidhen pasi ka prezencë të shtuar të policisë. 

“Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës!,“-shkruhet në Facebook e Aleancës. 

Ndërkohë pasditen e sotme në sheshin para Teatrit ishte e pranishme ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet christina vasak ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar christina vasak ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll