Bota

Studimi i ri në Angli:Brexit po e përkeqëson krizën e kostos së jetesës

 Banka e Anglisë ka paralajmëruar se norma e inflacionit mund të arrijë në 11% deri në tetor

22 Qershor 2022, 12:59 Nga d.d

Studimi i ri në Angli:Brexit po e përkeqëson krizën e kostos

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Një studim i ri ka nxjer një raport se kriza e kostos së jetesës në Britani po përkeqësohet nga Brexit duke 'zvarritur' potencialin e rritjes së vendit dhe duke u kushtuar punëtorëve qindra paund në vit paga të humbura.

Shifrat zyrtare, dje treguan një rritje të re të normës së inflacionit nga 9% në prill në 9.1% muajin e kaluar, pasi rritja e çmimeve të benzinës dhe rritja e kostos së një dyqani javor rrit presionin mbi familjet në vështirësi. Banka e Anglisë ka paralajmëruar se norma e inflacionit mund të arrijë në 11% deri në tetor.

Ish-kancelari konservator Ken Clarke tha se Britania ishte në kontrollin e krizave më të këqija ekonomike që nga viti 1979.

Sipas The Guardian, një raport gjashtë vjet pas referendumit, studiuesit thanë se Brexit po dëmtonte konkurrencën e eksporteve të Mbretërisë së Bashkuar në skenën botërore.

Ndërsa qeveria u përpoq të përballej me sindikatat e hekurudhave, ditën e djeshme në grevat më të përhapura të trenave që nga vitet 1980, ministrat u detyruan të mbronin rritjet e inflacionit të planifikuara për pensionet shtetërore.

 

brexit

Sondazh

Poll