Bota

Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Kosovë 31 pjestarë të ushtrisë në operacionin e NATO-s “KFOR”

Maqedonia e Veriut ka miratuar dërgimin e dy pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “ANATOLIAN EAGLE 22” në Republikën e Turqisë.

22 Qershor 2022, 13:26 Nga j.c
Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Kosovë 31
Maqedonia e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka njoftuar se në seancën e sotme të qeverisë me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, është marrë vendimi për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës për një periudhë 6 mujore.

Sipas mediave maqedonase, gjithashtu qeveria ka miratuar dërgimin e dy pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “ANATOLIAN EAGLE 22” në Republikën e Turqisë.

Qeveria miratoi një vendim për miratimin, hyrjen dhe qëndrimin e 33 anëtarëve të Komandës së Brigadës së Europës Juglindore nga Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë, Republika e Rumanisë dhe Republika e Turqisë me mjetet materialo-teknike, mjetet motorike dhe pajisjet ushtarake në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat së bashku me nëntë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil të URMV-së, do të marrin pjesë në kryerjen e detyrave në Komandën e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG.

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll