Bota

Vjosa Osmani aprovon marrëveshjen e Kurtit me Serbinë: Tani ta zbatojmë

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani shkruan se se Kosova ka treguar që është konstruktive dhe e angazhuar aktivisht në dialog, derisa thotë se tani zbatimi i marrëveshjes është hapi kyç përpara.

21 Qershor 2022, 21:10 Nga I.A
Vjosa Osmani aprovon marrëveshjen e Kurtit me Serbinë: Tani ta
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e për udhërrëfyesin e energjisë elektrike për katër komuna në veri të Kosovës. Osmani ka dalë në krah të Kurtit dhe Bislimit duke e mbështetur marrëveshjen. Me anë të një postimi në Twitter, Osmani shkruan se se Kosova ka treguar që është konstruktive dhe e angazhuar aktivisht në dialog, derisa thotë se tani zbatimi i marrëveshjes është hapi kyç përpara.

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie kruciale. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara!”, shkruan Osmani.

vjosa osmani dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll