Bota

Bllokimi i grurit, caktohet takimi Moskë-Kiev Ankara për krijin e korridoreve dalëse

Burimet thanë se plani përfshinte krijimin e tre korridoreve nga qyteti port i Ukrainës, Odesa, nën mbikëqyrjen e Kievit dhe se produktet ushqimore ukrainase dhe ruse do të transportoheshin prej andej.

21 Qershor 2022, 19:46 Nga d.a.
Bllokimi i grurit, caktohet takimi Moskë-Kiev Ankara për krijin e
Erdogan, Putin dhe Zelenskyy

TURQI- Një takim katërpalësh midis Turqisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara do të mbahet në Stamboll në javët e ardhshme, ndoshta me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Burimet thanë se plani përfshinte krijimin e tre korridoreve nga qyteti port i Ukrainës, Odesa, nën mbikëqyrjen e Kievit dhe se produktet ushqimore ukrainase dhe ruse do të transportoheshin prej andej.

Midis 30 dhe 35 milionë tonë drithë mund të transportohen prej andej në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm, thanë burimet.

I pyetur për planin e planit, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se "diskutimet mbi këto çështje po vazhdojnë", pa dhënë detaje të tjera.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass konfirmoi planet për bisedimet, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov.

antonio guterres rexhep taip erdogan kriza e dritherave

Sondazh

Poll