Art&Argëtim

Përplasjet epike në Kuvend/ Balla: Mbaj Saliun se Luli s’të do, Topalli: S’i kthej përgjigjeve burrave nën 150 cm

28 Korrik 2019, 16:03 Nga DOSJA
Përplasjet epike në Kuvend/ Balla: Mbaj Saliun se Luli s’të

TIRANË– Ditën e sotme në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi më 29 nëntor 2015 gjatë punimeve të një seance pleanare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi nisi me debate që shkuan deri në ofendime personale mes asokohe deputetes demokrate Jozefina Topallit dhe deputetit socialist Taulant Balla.

Për shkak të problemeve me foninë në foltore, Topalli u ngrit në sallë nga vendi duke hedhur akuza mbi ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe shpenzimet e kryeministrit Edi Rama.

Në replikë Balla i tha se Topalli nuk mund të ishte “e ndershmja” pasi ishte ajo që kishte bërë shpenzime të pajustfikueshme gjatë kohës që drejtonte parlamentin.

Ndërsa Topalli ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje me batutë duke u shprehur se nuk do t’I kthente përgjigjie burrave nën 150 cm të gjatë.

DEBATI NË KUVEND

Jozefina Topalli: Pse nuk ka përfunduar ende në Prokurori ministri i Brendshëm për trafikun e drogës që bën në emër të kushërinjëve të tij?

Saimir Tahiri: Me kë më ngatërron me ata që kea ty?

Jozefina Topalli: Unë nuk të ngatërroj më asgjë mos zotëri. Ti je në momentin më të zi tëndin dhe të qeverisjes. Dhe kryeministri është në Hong Kong për ekspozitë. Me paratë e kujt shkon? Apo biznesmenëve që pastaj u jep me miliona koncesione? Ku jemi ne mo? Jemi në vendin më të varfër mo!

Taulant Balla: Në ka një njeri fajtor jo për foninë po për hajdutërinë e fondeve të Kuvendit të Shqipërisë është ajo aty. (Tregon me gisht nga Jozefina) Se do t’I nxjerrin publikut sot, se çfarë tenderi ka bërë zonjë për foninë e Kuvendit. Se si kemi paguar për foni gjermane por kemi marrë një kineze të shkatërruar për shkak të asaj aty. I ke bërë ti zonjë. që bën sot të ndershmën. Kjo që haxhonte 750 mijë euro naftë në vit. S’ke faj ti mi zonjë. ke shumë të drejtë të na bën tit ë ndershmen. Merrte edhe dietën se gjoja banonte në Shkodër kur kishte shtëpinë në Bllok. Një njeri që edhe sot e kësaj ditë, tenderi i rikonstruksionit të kësaj salle nuk dihet si është konstraktuar.

Jozefina Topalli: Kam marrë një vendim burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigjie. Fakti që këtu për të mbrojtur kryeministrin Rama është vetëm një gojëçthurur, i cili paguhet për të shpifur dhe për të sharë mua nuk më bën fare përshtypje. Ja si shqetësohen të gjithë burrat nën 150 cm. Çohu në këmbë që t’ju shohim mirë dhe pastaj flisni. Ju përkoj ndjesë. Se kur kam qënë kryetare e kësaj sallë, i kam kërkuar rojeve që njërin ta kapnin prej zheleve dhe ta nxirrnin jashtë. Ju kërkoj ndjesë e kam thënë shumë parakohe. Sot është koha kur do ta bëjnë shqiptarët.

Taulant Balla: Ti zoje ke një problem të madh se edhe në partinë tëndë nuk të duan më. Ne jo e jo se nuk të kemi dash ndonjëherë. Fustrimet mbaji për vete zonjë. ndërkohë që mbaj Saliun se Luli s’të do.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur jozefina topalli kuvendi taulant balla jozefina topalli kuvendi taulant balla

Sondazh

Poll