Aktualitet

Aksion te 'Liqeni i Thatë' në Tiranë/ Zbulohen arsenal armësh, arrestohet autori

Janë sekuestruar arsenal armësh, mes tyre pistoleta dhe snajper. Gjithsej janë sekuestruar 10 armë zjarri. 

21 Qershor 2022, 12:04 Nga A.B
Aksion te 'Liqeni i Thatë' në Tiranë/ Zbulohen arsenal
Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË- Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati në kryeqytet. Policia ka nisur një operacion në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Për pasojë, janë sekuestruar arsenal armësh, mes tyre pistoleta dhe snajper. Gjithsej janë sekuestruar 10 armë zjarri. 

Deri tani policia ka ndaluar një person, i cili dyshohet se është poseduesi që kishte marrë me qira garazhin. 

Detaje të reja do të dalin në orët në vijim pasi operacioni ende nuk ka përfunduar. 

policia e tirane arsenali i armeve tek liqeni i thate

Sondazh

Poll