Aktualitet

Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Astir, digjen 4 makina, 8 persona të lënduar

Për pasojë u dogjën 4 mjete të cilat ishin të parkuara në garazh. Nuk dihet nëse zjarri ishte aksidental apo ndodhi për shkak të ndonjë defekti.

21 Qershor 2022, 07:13 Nga A.B
Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Astir, digjen
Zjarri ne Astir

TIRANË- Tetë persona të plagosur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit një prej garazheve të një pallati në Unazën e re, në rrugën 'Aleksandri i Maqedonisë'. Për pasojë u dogjën 4 mjete të cilat ishin të parkuara në garazh. Nuk dihet nëse zjarri ishte aksidental apo ndodhi për shkak të ndonjë defekti. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë", në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete. Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2022, 21:46 k.m.

Digjet një banesë në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Përfshihet nga flakët kati i katërt i një banese në zonën e Liqenit të Thatë në T...