Bota

Presidenti i KE rekomandon statusin e vendit kandidat për në BE për Ukrainën dhe Moldavinë

Charles Michel nuk rekomandoi statusin e kandidatit për Gjeorgjinë, një tjetër shtet ish-sovjetik që kërkon pranimin në BE, e që i frikësohet pushtimit rus.

20 Qershor 2022, 23:55 Nga k.m.
Presidenti i KE rekomandon statusin e vendit kandidat për në BE
Charles Michel

BRUKSEL- Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i japë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë. Siç pritej, Michel nuk rekomandoi statusin e kandidatit për Gjeorgjinë, një tjetër shtet ish-sovjetik që kërkon pranimin në BE, e që i frikësohet pushtimit rus.

“Unë besoj se është koha për të njohur perspektivën evropiane të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. E ardhmja e këtyre vendeve, dhe e njerëzve të tyre, është brenda BE-së. Më konkretisht, synimi im është që ne të vendosim t’i japim statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,”-shkruan Michel në një adresë video të postuar në Twitter.

Javën e ardhshme, krerët e BE do të vendosin nëse do t’u japin këtyre tre shteteve statusin e kandidatit në BE, megjithëse anëtarësimi i plotë ka të ngjarë të marrë vite. Përveç Michel, "ok" kanë dhënë edhe shumë vende të tjera, por duket se tërheqje ka pasur edhe për shkak se deri më tani, standarde të tjera janë vendosur për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kritikët besojnë se nëse Ukraina merr statusin, kjo do të shkaktonte zhgënjim tek vendet që tentojnë prej vitesh të integrohen, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që ende nuk e kanë marrë statusin e vendit kandidat. 

 

charles michel

Sondazh

Poll