Bota

Presidenti bullgar: Nuk kemi kohë të mjaftueshme për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë

Në një vizitë në Letoni Radev tha se ai është i kënaqur me bisedimet e deritanishme me Maqedoninë e Veriut por theksoi se propozimi francez jetëson kërkesat bullgare dhe pa ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë nuk ka fillim negociatash me BE-në.

20 Qershor 2022, 20:17 Nga DOSJA
Presidenti bullgar: Nuk kemi kohë të mjaftueshme për heqjen e
Rumen Radev

BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev ka zbehur shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një vizitë në Letoni Radev tha se ai është i kënaqur me bisedimet e deritanishme me Maqedoninë e Veriut por theksoi se propozimi francez jetëson kërkesat bullgare dhe pa ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë nuk ka fillim negociatash me BE-në.

Me të vërtetë po bëjmë përparim, tashmë është pranuar të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës për Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimisht duhet të ndryshohet kushtetuta dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në.Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave. Ky nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë, këto janë çështje që kanë të bëjnë me themelet e BE-së dhe pas shumë takimeve dhe bindjeve partnerët evropianë më në fund e kanë kuptuar se qasja për zgjidhjen e këtyre çështjeve është brenda Evropës. Barazia e bullgarëve maqedonas është priotitet”, tha Radev.

Ai shtoi se Qeveria dhe Kuvendi Popullor duhet të vendosin nëse protokolli dypalësh me Shkupin e mbron mjaftueshëm interesin bullgar për të ndërtuar tani e tutje marrëdhëniet negociuese mbi bazën e tij. Sipas tij, qasja e deritanishme ndaj kësaj çështjeje çon në bllokim dhe pamundësi për të marrë vendim për Maqedoninë ku ai theksoi se vendimin për ta miratuar duhet ta marrë Qeveria dhe Kuvendi.

Një gjë është e qartë, për momentin nuk ka kohë për heqjen e vetos, nuk ka asnjë shans që të ndodhë tani. Sepse ky protokoll duhet të miratohet edhe nga Kuvendi bullgar edhe nga Kuvendi i Maqedonisë. Nëse nuk ka mekanizma të qarta me kritere të matshme, atëherë kjo nuk është zgjidhje”, përfundoi Radev.

rumen radev integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll