Bota

Nesër pritet marrëveshje, zgjatet mandati për Lajçak, në detyrë edhe për 18 muaj

Miroslav Lajçak ka marrë postin aktual më 1 prill të vitit 2020, e fillimisht mandati i tij ishte 1-vjeçar, ndërsa vitin e kaluar iu zgjat mandati edhe për një vit e gjysmë.

20 Qershor 2022, 23:05 Nga k.m.
Nesër pritet marrëveshje, zgjatet mandati për Lajçak,
Miroslav Lajçak

PRISHTINË- Miroslav Lajçak pritet të jetë në postin e emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi edhe për 18 muaj tjera. Shtetet anëtare të BE-së janë pajtuar që Lajçakut t’i zgjatet mandati edhe për një vit e gjysmë. Mandati i Lajçakut dhe ekipit të tij do të jetë i vlefshëm deri më 1 prill të vitit 2024.

Lajçak ka marrë postin aktual më 1 prill të vitit 2020, e fillimisht mandati i tij ishte 1-vjeçar, ndërsa vitin e kaluar iu zgjat mandati edhe për një vit e gjysmë. Të martën pritet të mbahet takimi i radhës Kosovë – Serbi në nivel të kryenegociatorëve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së për Politikën e Jashtme, Peter Stano, duke bërë me dije se do arrihet një marrëveshje për energjinë.

Ai ka treguar se Lajçak do të jetë mikpritës i takimeve, ndërsa temë kryesore do të jetë dakordimi për udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve për energji nga viti 2013 dhe 2015 dhe përgatitjet për takim të radhës në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll